Oficeri i Krimeve në Komisariatin e Lezhës është vrarë me armë zjarri në Ishull Lezhë. Polici që ka humbur jetën edhe Saimir Hoxha, 44 vjeç, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet se është Selim (Aldo) Rama, 21 vjeç, nga Elbasani.
Rreth orës 10:30 u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.