Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka nisur bisedimet me serbët e Kosovës për të larguar barrikadat në Veri. Ai ka mbërritur me helikopter në Rashkë, ndërkohë që takim me përfaqësuesit e komuniteteve serbe po mbahet në kazermën “Stefan Nemanja”.

Mediat serbe raportojnë se biseda mund të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që Vuçiç ka deklaruar se do të dëgjojë kërkesat e tyre dhe do të respektojë çdo vendim të tyrin.

Vizita e Vuçiç vjen pas ultimatumit të lëshuar nga SHBA për të hequr barrikadat. Më herët u raportua se presidenti ka kërkuar që barrikadat të largohen dhe ai ka nisur negociatat.

Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe. Është një gjë e mrekullueshme kur mund t’i shihni gruan dhe fëmijët tuaj të lumtur, sepse ata mund të përqafojnë burrin dhe babanë e tyre. Unë e kuptoj popullin serb në Kosovë dhe Metohi. Ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur, e kuptoj këtë, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre, sepse nuk e dinë se në cilin “vend” jetojnë. Presim që të vijnë me kërkesa për Serbinë dhe mua. Do të shohim nëse pranojnë të heqin barrikadat. Sot morëm për herë të parë diçka që është burim i të drejtave. Nuk mund të ketë prezencë të forcave të Prishtinës në veri të Kosovës pa lejen e serbëve. Ne kemi luftuar gjithë natën që barrikadat të mbeten në tekst“, tha Vuçiç para takimit.

Presidenti tha se nuk ka alternativë veçse të besohet propozimi perëndimor. SHBA dhe BE njoftuan se kanë biseduar me të dyja palët dhe kanë dhënë garanci për normalizimin e situatës.

Cila është alternativa? A duhet t’i vrasim të gjithë? Kjo është hera e parë që nuk mbulohemi dhe nuk lëvizim. A nuk është qëllimi ynë që të mos ruajmë paqen? Por unë do të pranoj çdo vendim. Puna ime është të luftoj për serbët nga Kosova dhe Metohia dhe kam qenë gjithmonë me ta. Kosova është Serbi dhe ata janë vëllezërit dhe motrat e mia. Unë jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se ka marrë me vete “pizhame ushtarake me xhepa” në rast se duhej të flinte aty.