Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vizitojë Kosovën gjatë fundjavës së ardhshme, raporton Express.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvedëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë i zv/kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti serb Vuçiq ka deklaruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme.

Veritas.com.al/