Vullkani në malet Kilauea ka shpërthyer afër zonës së banuar në ishullin më të madh të Hawaii, duke shkaktuar gjendje të emergjencës lokale dhe avakuimin e 1,700 banorëve vendas.
Një dëshmitar tha se lava ka shpërthyer në rrugë si një perde zjarri. Ai tha se kudo ndjehet era sulfur dhe pemë të djegura.
Qendrat komunitare janë hapur në ndihmë të njerëzve për të siguruar strehë.
Shpërthimi i vullkanit ndoqi një seri tërmetesh të fortë që ranë gjatë ditëve të fundit.
Një krater vullkanik i njohur si Puu Oo – u shemb në fillim të kësaj jave, duke dërguar llavën poshtë në mal drejt zonës së banuar.
Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët gjatë gjithë javës se duhet të përgatiten për evakuim pas çdo paralajmërimi sado të vogël.
Veritas.com.al/