Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se ai dhe Shtetet e Bashkuara janë gati të godasin të ashtuquajturin Shteti Islamik IS) nga Raqqa e Sirisë ku luftëtarët Islamikë po e mbajnë fort.
Zoti Erdogan tha se homologu Barack Obama hodhi idenë e veprimit të përbashkët kundër militantëve kur u takuan në Kinë gjatë samitit të G20
Ai tha se Turqia “nuk ka problem” për një aksion si ky
Muajin e kaluar nisën një aksion brenda Sirisë, duke vënë në shënjestër rebelët kurdë.