Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar praninë e dronëve të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku ndodheshin Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe shefi i Pentagonit Pete Hegseth.
Sipas një raportimi të “The Washington Post”, autoritetet ende nuk kanë arritur të përcaktojnë origjinën e këtyre dronëve.
Incidenti ka ndodhur mbi bazën ushtarake Fort McNair, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë.
Sipas raportit, prania e dronëve ka bërë që zyrtarët të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së Marco Rubio dhe Pete Hegseth, megjithatë një gjë e tillë nuk është realizuar.
Ndërkohë, sipas gazetës, ushtria amerikane ka rritur nivelin e vigjilencës për shkak të tensioneve në rritje dhe gatishmërisë së shtuar, në kontekstin e konfliktit mes SHBA-së, Izraeli dhe Irani.
Komente