Në një njoftim për shtypi rreth shumicës së të dhënave të fundit, shërbimi i bujshëm i WikiLeaks deklaroi se CIA ka humbur kontrollin e “arsenalit të hakersave” të tyre.
Njoftimi për shtyp citohet se dokumentet e CIA të publikuar nga WikiLeaks përbëjnë “ zbulimin më të madh të dokumentacionit konfidencial të kryer ndonjë herë mbi këtë agjenci”.
Të dhënat e grumbulluara arrijnë në 8,761 dosjeve dhe dokumentet janë marrë nga rrjeti i izoluar i sgurisë së lartë brenda selisë së CIA-s në Langley, Virginia.
Në mënyrë shpërthyese, WikiLeaks gjithashtu deklaron se CIA ka humbur kontrollin e “arsenalit të saj të hakerimit”.
/Veritas.com.al/