Urimet më të mira për Princin William i cili feston ditëlindjen e tij por edhe Ditën e Babait me një foto familjare të realizuar nga Kate, në rezidencën e fshatit ne Norfolk, ku ata u transferuan para bllokimit dhe qekur dihet se nuk kanë ndërmend të kthehen në Londër

Roberta Damiata

Ndoshta do t’iu mungojë njëfarë lirie, ndoshta janë shumë të zënë me angazhimet e tyre dhe sigurisht që janë shënjestra e preferuar e shtypit skandalistik, por William dhe Kate, pas gjesteve te tyre të thjeshta dhe aftësisë për ti rrëshqitur polemikat, aktualisht janë çifti mbretëror që i duhej Britanisë se Madhe.

Ne krye te skandaleve, të vërteta ose të supozuara,nga konflikti i gjeneruar nga martesa e vëllait të dashur të William, Harry i papjekur dhe antipatia reciproke e të dy bashkëshorteve.

Nëse nuk do të kishin qenë ata për ta cuar perpara monarkinë, ne kete moment do të perjetonte me siguri një krizë të thellë. Dhe është kjo qe dëshmia e kushedi e satë e këtij rinovimi të kurorës qe u dha sot nga dy bashkëshortët që festuan Ditën e Babait dhe ditëlindjen e William në mënyrën më paqësore, por me simbolike që mund të bëhej: në familje.

Pa madhështi, luks, festa, një aparat fotografik i thjeshtë dhe Kate ka arritur t’i bëjë fotot e saj të flasin shumë më tepër sesa faqet e tëra të gazetave.Ka fotografuar burrin e saj në veshjen më alegre dhe më të shkujdesur ate të Babait, duke treguar në të njëjtën kohë sesa familja e tij, pavarësisht thashethemeve,është në të vërtetë e lumtur dhe kompakte.

Seria e mrekullueshme e fotografive që portretizuan William duke luajtur, si çdo prind tjetër në botë, mban firmën e Dukeshës së Kembrixhit dhe u bëne, siç thamë, për të festuar Ditën e Babait dhe ditëlindjen e 38-të të Princit, te cilat rastësisht përkojnë në të njëjtën ditë.

William ulur në lisharse,qe shtrengon Louise dy vjeç, ulur me të në krah dhe rreth tij Princesha Charlotte pesë vjeç dhe Princi George gjashtë vjeç. Lisharsja gjithashtu ka një domethënie të madhe edhe për Festën e Babait, sepse ishte një dhuratë martese nga Princi Charles. Portreti i normalitetit të lumtur të një familje, fëmijët e së cilës, megjithëse fisnikë, vishen dhe jetojnë në një mënyrë të thjeshtë. Fëmijët veshin rroba që nuk i kalojnë njëzet euro secila dhe madje Princi George, trashëgimtari i ardhshëm i fronit, ka një bluzë prej 6 paund nga H&M.

Kate i bëri këto foto në shtëpinë e tyre në fshat ne Anmer Hall të Norfolk dhe kështu ka demonstruar vendosmërinë e William për të rritur fëmijët e tij në një ambient të sigurt dhe rural. Gruaja e tij Kate, në të njëjtën mënyrë,ka mundur të shijonte një fëmijëri shumë të lumtur në fshatin Berkshire së bashku me prindërit e saj dhe vellain e motrën Pippa dhe James me të cilët ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të veçantë.

Eksperienca e William nuk ishte sigurisht e njëjtë, me një baba larg dhe grindje të vazhdueshme në familje dhe në fund humbja e nënës së tij të dashur Diana, kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Prandaj nuk është për t’u habitur që ai e vendosi lumturinë e fëmijëve të tij mbi gjithçka. Edhe turneu i vitit të kaluar në Pakistan ishte organizuar rreth orarit të shkollës të tre fëmijëve të tij.

Dhe, edhe pse të dy dukët janë rikthyer në punë që prej javës së kaluar për të treguar se Britania e Madhe ka filluar të jetojë përsëri pas bllokimit, ata prapë vendosën të qëndrojnë në Norfolk me të gjithë fëmijët në vend që të kthehen në Londër, sepse ata janë në fshat shumë më mirë.

William arriti të punojë duke përdorur kompjuterin për të parë njerëzit ose për ti përshëndetur, dhe bashke me Kate ishte në gjendje të ngrinte humorin e Mbretërisë së Bashkuar në këto kohë të vështira dhe të errëta. Por sapo mbyllte laptopin, ai gjithashtu kënaqej duke ndihmuar George të bënte detyrat e shtëpisë, duke pikturuar me Louis dhe duke ndjekur Charlotte në kopsht. Të gjitha eksperienca të jetës që ai kurrë nuk i ka pasur në fëmijërinë e tij.

Familja gjithashtu kaloi disa ditë ne varkë në ujërat e qeta pergjatë bregut ose duke vrapuar bashke me qentë në plazh. Në raste të tjera, nga ana tjetër, ata madje gatuanin të gjithë së bashku, duke pjekur ëmbëlsira dhe biskota, kështu që nuk është çudi që atyre nuk ju pëlqen aq shumë të kthehen në Londër, aq më tepër në ditën e ditëlindjes se tij.

VERITAS.COM.AL/