![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/03/3-3-780x439-1.jpg)
Policia norvegjeze ka arrestuar sot aktivisten Greta Thunberg gjatë një proteste në Oslo, raporton Reuters. Aktivistët lokalë dhe të tjerë që kërkojnë heqjen e turbinave me erë nga kullotat e drerëve në Norvegji, kanë bllokuar hyrjen në disa ndërtesa qeveritare ditët e fundit.
Aktivistja dhe të tjerët që bllokuan një nga dyert e ministrisë norvegjeze të Financave u spostuan nga oficerët e policisë, dhe u larguan nga zona ndërsa protestuesit brohorisnin me zë të lartë.
Në vitin 2021, Gjykata e Lartë e Norvegjisë vendosi se dy turbina me erë të ndërtuara në Fosen në pjesën qendrore të Norvegjisë, shkelën të drejtat e konventës ndërkombëtare, por turbinat janë ende në funksion 16 muaj më vonë.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistja e famshme Thunberg arrestohet për kauza të tilla. Ajo vazhdimisht është në lëvizje, dhe zakonisht shfaqet duke protestuar pra liderëve botërore sa herë trajtohen çështje të ndjeshme për klimën dhe mjedisin.