I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner u takua dje me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Në fokus të takimit ishte angazhimi i Shteteve të Bashkuara për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë si dhe për shtetin e së drejtës dhe përpjekjet e saj kundër korrupsionit ndërsa ajo përparon në integrimin e saj euroatlantik.
“Një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive në emër të popullit, është vendimtar për të përmbushur të gjitha këto objektiva”, ka theksuar Wisner.