(FOTO: Aleks Nika, i vrarë në demonstratën e 21 Janarit, 2011)/
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës njëri prej 4 të vrarëve me 21 janar 2011, është shprehur i revoltuar me zgjedhjen e Ilir Metës president i vendit sepse sipas tij, Meta e quajti Aleksin kokëpalarë.
Më tej Nika për ‘shqiptarja.com’ vazhdon duke thënë që shteti hesht dhe e ka harruar dosjen e 21 janarit.
“Kemi pakënaqësinë tone si familjare për zvarritjen e hetimeve per çështjen 21 Janarit, duke evidentuar dhe përgjegjësinë qe sipas nesh ka dhe ekzekutivi. Nuk jam shprehur qe Edi Rama na ka tradhtuar, aq me pak ne Gegnisht.
Ne nuk jemi ndjere mire qe President është zgjedhur Ilir Meta qe edhe na ka fyer pas tragjedisë familjare duke na e etiketuar Aleksin si kokëpalarë.
Te gjitha te tjerat janë ne tagrin e Partise Socialiste dhe kryetarit saj.
Barrën për zgjidhjen e problemit e kemi ne si familjare, mbasi shteti ka 6 vjet qe hesht dhe nuk di ku ndodh as dosja Aleksit.