Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja në Fushë- Krujë, është liruar sot nga qelia. Ai ishte akuzuar se ka dhunuar të dashurën e tij, Xhiseida Maloku, por kjo e mohoi ‘dhunën’. Xhiseida që u kthye në telenovelën e ditës, pasi kishte denoncuar ‘dhunë’ nga Rexhepi, pohoi se këtë e bëri ‘për xhelozi’. Pas kësaj u duk se dy të rinjtë nisën një zjarr dashurie në distancë: Rexhepi në qeli ndërsa Xhiseida në fshat.
Sot është liruar nga qelia djaloshi i dashuruar egërsisht nga vajza e tij, derisa e bëri për vete me anë të burgosjes.
Gjykata e Krujës ka dhënë sot vendimin për djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, vendosi të lirojë nga qelia Rrexhep Rrajan, duke e dënuar me 1 vit shërbim prove.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.
Çështja ‘Xhisiela’ krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.
Veritas.com.al/