Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu dëshmoi Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore në MM, MEICO.

Në Gjykatë gjatë dëshmisë Pinari mohoi se kompania shtetërore e shitjes së municioneve që ai drejtonte në atë kohë, MEICO të ishte përfshirë në përcaktimin e vendit të demontimit apo dhe të linjës së demontimit.

Më tej, Pinari ka treguar vizitat e amerikanit Patrick Henry, bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin si dhe si u përzgjodh kompania. Ai ka bërë me faj dhe Shtabin e Përgjithshëm ndërsa ka shtuar se nuk është lejuar të vizitojë Gërdecin.

Në dëshminë e tij, Pinari tha se Petrick Henry e ka njohur përmes rrugëve elektronike në vitet 2005-2006. Më pas ai ka përshkruar dhe mënyrën si funksiononte kompania MEICO, teksa u pyet dhe personalisht nga ish-ministri Fatmir Mediu.

“MEICO ishte pika e parë e kontaktit për të blerë stokun e jashtëzakonshëm të monicionit që kishte ushtria. Në vitin 2002 falë një vendimi të qeverisë u listuan nëpër panaire mallra, municione që të shiteshin. Patrick Henry ka ardhur në fillim të vitit 2006. Na ka prezantuar një projekt të tij për të bërë demontim induatrial duke ofruar teknologjinë që kishte. Demonstroi makineritë që dispononte. Ishte i interesuar për gëzhojat që kishin material tunxhi. Kërkonte të dhënat për këto municione në listën prej 102 tonësh që i kishte vënë në dispozicion për të shkatërruar apo demontuar ushtria. Janë këmbyer rreth 10-12 e-maile për mënyrën se si do bëhej ky proces.

Më tej në dëshminë e tij, ish drejtori i ndërmarrjes tha se kam vuajtur 4 vjet burg për këtë çështje dhe kam rezervat e mia për atë proces gjyqësor.

“Kam vuajtur 4 vjet burg për këtë çështje. Kam rezervat e mia për atë proces gjyqësor. Patrick Henry i interesonte gëzhoja e tunxhit që në MM ishte raportuar 400 milionë të tillë. Se si është përzgjedhur kompania amerikane SAC, nuk është bërë nga ne as nga MM por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Shumë fishekë me gëzhojë tunxhi të raportuara, rezultuan se ishin të veshura dhe u refuzuan nga SAC. Nga parashikimi fillestar prej 400 milionë fishekësh rezultuan më pak.

Ishte menaxhim skandaloz i ushtrisë. Urdhëri që doli nga FA, kishte devijimi VKM-ja, na detyronte që transporti të paguhej nga MEICO, udhër absurd i FA. Pavarësisht se transporti vijonte, në MEICO, nuk ka ardhur asnjë faturë. Unë mendova që kjo do e shkatërronte MEICO-n, dhe nuk kemi bërë reagim te MM, s’kemi pyetur fare se si është përcaktuar pika e demontimit në Gërdec. Nuk e di nëse MM, ishte apo jo në dijeni të “Alba Demil”. Kur është bërë kontrata me SAC, i kam kërkuar specialistëve të mi licencën. Ky aktivitet demontimi as në Amerikë nuk licensohej dhe deri në 2009 ky lloj aktiviteti nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar. Edhe në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës, demontimi bëhej me urdhër të Shtabit. Ky i fundit bënte inspektimin por nuk kishte licencë. Në atë periudhë po punonim për hartimin e një ligji për licencimin e kompanive demontuese”, tha Pinari.

Ylli Pinari është pyetur gjithashtu nga Fatmir Mediu nëse ai kishte dijeni që ish-ministri kishte njohje me Mihal Delijorgjin.

Ylli Pinari: “Këtë e dini ju, nga ta di unë”.

Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?

Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.

Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?

Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhek leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.

Pinari tha gjithashtu për mediat, pas gjyqit se përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë Forcat e Armatosura dhe kompania kontraktore.

“Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit të materialeve ushtarake Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht Forcave të Armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë”, deklaroi ai.

Kush është Patric Henry?

Patric Henry ishte presidenti i Southern Anmmunition Company që lidhi kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec. Ai ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin dhe në Shqipëri përfaqësohej nga Rrahman Selmanllari, i konsideruar edhe si “vëllai” i Shkëlzen Berishës pasi përfaqësonte djalin e ish kryeministrit në transaksione biznesi apo pasurish të patundshme. Pikërisht për këtë kompani Fatmir Mediu debatoi me Ridvan Boden në mbledhjen e qeverisë së 17 shkurtit 2007

Ylli Pinari, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO” u dënua me 15 vite burg për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 vetë, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u shkatërruan me mijëra biznese e banesa, por u lirua me kusht në vitin 2014.