Ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me situatën që po kalon Shqipëria, si shumë vende të tjera të botës për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, Kim, teksa ka shpërndarë artikullin mbi Raportin e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm, shigjeton në akuza Kinën, ndërsa shkruan se dikur përpiqej të dobësonte Shqipërinë.

“Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim. Kujtojmë se nga Kina nuk kanë munguar akuzat në drejtim të SHBA-ve, duke akuzuar këtë të fundit se fshihet pas COVID-19.

VERITAS.COM.AL