Në Tiranë këtë të hënë është zhvilluar ceremonia për Defender Europë 2023, stërvitja me e madhe ushtarake amerikane në Europë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është shprehur se është një moment i jashtëzakonshëm dhe se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë kanë bërë që NATO të jetë më e bashkuar se kurrë.
Ndër të tjera ajo është shprehur se SHBA ndihet krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe në vijim një bashkëpunim i tillë do të ndërtojë një histori të re.
“Është një moment i jashtëzakonshëm, jemi mbledhur në një shesh i përdorur nga një diktator për të izoluar Shqipërinë nga bota. Qytetarët u detyruan që të ndërtonin bunker për të larguar armiqtë., Shikoni tashmë një Shqipëri të ndryshuar, ja tek jemi në Sheshin Nënë Tereza me një Shqipëri Demokratike, amerikanë dhe shqiptarë që rrinë krahë për krahë, dikur të ndarë veçmas tani partnerë të NATO-s prej dy vitesh Defender Evropë, ka një sfidë që është lufta në Ukrainë, por aletatët janë shumë të bashkuar
Nuk mund të mos i kujtoj fjalët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, heroi im personal, “Bashkimi bën fuqinë”. Që nga Defender 2021, deri në 2023 Shqipëria dhe SHBA po bëjnë shumë më shumë s bashku. Defender 2023 është ndërtuar për të treguar gatishmërinë e Shqipërisë aleatëve të NATO-s për të treguar botës se me aleatët ne mund të kryejmë çdo mision. Ne bashkë me Shqipërinë do të ndërtojmë një histori të re, jemi krenar që qëndrojmë përkrah sa”, ka thënë ajo.
Ndërkohë kujtojmë se në këtë stërvitje marrin pjesë 24 mije trupa ushtarake nga aleatet dhe vendet partnere. Stërvitja synon te rrisë aftesinë e bashkëpunimit mes vendeve te NATO-s ne raste konfliktesh dhe krizash.