Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit.
Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.
Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individeve qe cenojne poltikat e sigurise kombetare amerikane kudo ne bote, siç eshte dhe rasti i Berishes ne Shqiperi.
Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.
Yuri Kim gjatë viteve të qendrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për këtë arsye është sulmuar ashpër nga dyshja Berisha-Meta dhe mediat pranë tyre, duke u akuzuar shpesh se qendrimet e saj kanë qenë personale, jo të Uashingtonit zyrtar.
Por ky emërim, tregon atë që dihej, se Yuri Kim ka përfaqësuar gjithmonë SHBA dhe qendrimet zyrtare të Uashingtonit.