Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Tiranë, mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e mbajtur për 25-vjetorin e shkollës së Magjistraturës.

Ambasadorja theksoi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate, ndërsa u shpreh se shkolla e Magjistraturës ka nevojë për ndryshim, për modernizim, përshtatje.

“Sot shënojmë një gur kilometrik të rëndësishëm. Këto 25 vite, SHBA ka qenë pranë Shqipërisë dhe pranë magjistraturës. Reforma po fillon të japë rezultate. Ata po presin që shkolla e Magjistraturës të trajnojë brezat e ardhshëm të magjistratëve. Është e rëndësishme që shkolla e Magjistraturës të ketë ndryshime.

Sfidat e tanishme janë të ndryshme nga ato në të kaluarën. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në praktikat tuaja për t’u përballuar me sfidat. Ne duhet të ndryshojmë, të modernizohemi, të përshtatemi. Reforma në drejtësi duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve. SHBA do vijojë ta mbështesë Shqipërinë teksa ajo ecën para. Puna e magjistraturës është thelbësore në këtë përpjekje. Do të shiheni çdo mëngjes në pasqyre e t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE. Kurrë mos u dorëzoni, mos u dorëzoni kurrë!”, tha Yuri Kim.