Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën.

“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha Borrell./REL