Yuri Kim, ambasadore e SHBA, sot paradite, mori pjesë, bashkë me kryeministrin Rama, në ceremoninë e binjakëzimit te Univeristetit Bujqesor ne Kamze me Universitetin e Michiganit.
Në fjalën e saj ambasadorja e SHBA-ve, solli në vëmendje gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur refugjatët afganë.
“Sot festojmë jo vetëm suksesin e këtyre studiuesve të përkushtuar, por edhe një partneritet të ri dhe lidhjen e veçantë të shqiptarëve, amerikanëve dhe afganëve. Jemi këtu për të përgëzuar të gjithë studiuesit nga Afganistani”, tha Kim në fjalën e saj.
Më tej ajo shtoi se, “ne punojmë drejt një qëllimi për t’iu përgjigjur situatave të vështira. Ky program master tregon angazhimin e USAID dhe profesionalizmin e qeverisë shqiptare”.
“Zyrtarisht SHBA-të dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike 100 vite më parë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit. Është e përshtatshme që ne bëjmë diçka që përfaqëson rritjen, që është arti për të punuar së bashku dhe mbajtur njëri-tjetrin”, e përmbylli fjalën Kim duke falënderuar dhe njëherë Shqipërinë për politikat dhe gatishmërinë e saj në kohë krizash.