Ambasadorja ameikane në Tiranë Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim në selinë e Partisë Socialiste.

Kjo vizitë vjen dy ditë pasi perfundoi afati ligjor në KQZ për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 14 majit.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Mesohet se Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, do te zhvilloje këtë të mërkurë takime me përfaqësues të partive kryesore politike në vend.

Gjatë paradites, Kim është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në selinë e kësaj force politike. Ndërsa në 14:30, ambasadorja do të zhvillojë një takim edhe në selinë e Partisë së Lirisë. Ndërsa më pas do të takojë në kryesinë e Kuvendit edhe Enkelejd Alibeajn, si përfaqësues të Partisë Demokratike.