Nga Denis Dyrnjaja*
Zoran Zaev!
Një leksion demokracie me akte, jo me dogma e llogje. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dha dorëheqjen pasi partia e tij LSDM humbi zgjedhjet lokale, jo ato parlamentare. Dha dorëheqjen si kryeministër e si kryetar partie edhe pse gëzonte një reputacion të lartë brenda forcës së tij politike dhe në perëndim si një partner i besueshëm për BE-në dhe SHBA-në.
Dorëheqja e Zaev ka vetëm një konkluzion. Bëra gjithçka munda mirë, por me siguri duhet të ketë edhe më mirë, ndaj po lëshoj rrugë.
Akt kurajoz e dinjitoz prej shtetari!
Me Maqedoninë e Veriut jemi afër, por njëkohësisht shumë larg mendësisë politike dhe përgjegjësisë kombëtare e publike.
Mendoni atje janë ndërruar shumë kryeministra e presidentë por askush nuk është ricikluar. Koha ka marrë me vete emrat dhe veprat e tyre. Kontributorë të rinj vijnë e të tjerë përgatiten.
Kaq e thjeshtë është kur do t’i shërbesh shtetit e jo llagap-sorollopit e manarëvë dogmatikë në politikë!
*Marrë nga fb