
Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., ngjarje e ndodhur më datë 24 korrik 2025, në rrugën “Peti”.
Si rezultat i hetimeve të thelluara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me njësitë hetimore të tjera, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit:
Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Po ashtu, është lokalizuar dhe sekuestruar automjeti me të cilin dyshohet se është kryer lëvizja gjatë realizimit të ngjarjes kriminale.
Komente