Citynews ka denoncuar mjaft raste lidhur me një nga personazhet politike më të akuzuar në qytetin e Korçës dhe ai është kreu i PD-së së këtij qyteti, Andrea Mano, i njohur në qytet me pseudonimin, Aldo.
Andrea Mano është sot në detyrën e kreut të PD-së por ai njihet si një nga ortakët dhe bashkëpunëtorët e vjetër të zv.kryeministrit Niko Peleshi. Mano ka hyrë në PD nëpërmjet PDR-së së Genc Pollos, në krye të së cilës e vendosi vetë Peleshi. Pas shkrirjes së PDR-së, Mano kaloi tek PD, i vetmuar me një shok dhe tre servila nga pas. Shumica e mbështetësve të tij e kishin braktisur dhe ndoqën nga pas Niko Peleshin, edhe pse ky i fundit ishte në opozitë.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është për të treguar se kush është ky palo politikan apo sekseri e Niko Peleshit tek opozita, por për të treguar se si Andrea Mano ka ndërtuar kompani private nëpërmjet të cilave edhe pse në opozitë ai pritet të ketë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Niko Peleshit për të fituar miliona nga tenderat e qeverisë.