Pas lirimit nga detyra të Haki Ҫakos, deri para pak ditësh ishin rënditur tetë kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por që në fund mbetën pesë në garë.
Media ka raportuar edhe hollësi rreth kritereve, aftësive dhe paaftësive të secilit kandidat.
Deri orët e fundit, o sipas mediave, kandidat favorit ishte drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu.
“papritur’ sot pasdite- sipas mediave- u shfaq në garë edhe një grua. Ajo është Aida Hajnaj. Mban gradën “Drejtues i Parë” dhe postin e Drejtoreshës së Kufirit.
Një sy sado pak i vëmendshëm kap menjëherë se ‘kjo është Drejtoresha e Përgjithshme”
E njëjta gjë u manifestua me zgjedhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme.
Edhe ajo u shfaq si ‘hije’, shumë vulnerabël, në radhë pas disa kandidaturave të bujshme, mbi të gjitha- grua dhe e pa mëkate, prokurore e thjeshtë, e panjohur në çfarëdo ambienti që ta marrësh…
Por me një ‘shishe ujë’ në çantë, sipas tilit ‘amerikan’. Erdhi dhe u’ngul’ fort, si posti më i padiskutueshëm në vend.
E njëjta skemë përgatitet për zonjën Aida Hajnaj- një grua në krye të Policisë së Shtetit, e papërfolur, e pa njohr edhe pse në post të lartë, me kritere të plotësuara, njohësie kufijve.
Veritas.com.al/