(FOTO: Knut Fleckenstein dhe George Soros)/
Nga Hashtag.al/
Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.
Deklarata e zotit Fleckenstein ishte eksplicite. Ai u shpreh:
Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.
Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.
(FOTO: Kopertina e raportit konfidencial të Fondacionit Soros)/
Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.
Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.
Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.
(FOTO DOKUMENT: Nuk është prrallë, por Fleckenstein është anëtar i Soros)/
Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.
Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.
Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros.
/Veritas.com.al/