Opozita propozoi një formulë të re për zhbllokimin e ngërçit të reformës në drejtësi.
Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni Ad hock me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe 6 të mazhorancës.
Secili deputet, sipas opozitës, në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatese.
Më pas, lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim.
Kandidatët e votuar, sipas Partisë Demokratike do të duhet të kalojnë në parlament me 2/3 e votave.