
Të tjera detaje dalin në dritë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Lezhë. Të përfshirë në këtë krim janë gjashtë persona, ndërsa ABC News ka siguruar foton e një prej personave, i cili mbante në vëzhgim Nikulajn. Ai është anglezi Steven Hun , ndërkaq shquhet qartë se si e mban nën mbikëqyrje të plotë biznesmenin e ekzekutuar.
Media raporton se ata janë zbuluar nga një makinë tip “Pasat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi, që ka bërë vrasjen.