Hunter dhe Hallie Biden ishin lidhur gjatë kohës kur ndodheshin “në trashenë” e luftës që bënte Beau kundër kancerit. Beau është djali i Joe Bidenit (zv president i Amerikës) që humbi jetën nga kanceri më 15 maj 2015; Hallie Biden ishte e shoqja, ndërsa Hunter i vëllai i Beau.
Gruaja e Beau dhe vallai i tij Hunter i bënin të gjitha shërbimet, së bashku, e dërgonin te doktori dhe kujdeseshin për gjithçka- sipas Daily Mail.
Në atë kohë ata kishin lidhje mes tyre.
Familja Biden e zbuloi lidhjen e tyre në prag të vdekjes së djalit, Beau.
‘Ishte një lidhje e dukshme. Ajo nuk ishte diçka që ndodhi në kohën kur ai ishte i sëmurë, lidhja erdhi si rezultat i luftës së përbashkët në të njëjtën “transhe” kundër kancerit” tha Rob Buccini
Jim, vëllai i Joe Biden, ka folur rreth të dyve, duke thënë: “Ne jemi në një familje me homogjenitet të gjërë, por secila nga familjet tona nukleare janë shumë afër”.
Të dy shpallën javën e kaluar se kishin nisur një marrëdhënie, me Hunter në të njëjtën kohë kur kishte grua Kathleen me të cilën po bëjnë divorcin.
Hallie, 43 vjeç, ishte parë jashtë Wilmington, në Delaware këtë të mërkurë, duke bërë Pazar në Peter Kane, një dyqan i nivelit të lartë me pakicë.
Hunter, 47vjeç dhe Hallie ishin “kapur” për herë të parë së bashku të Dielën, nga DailyMail.com
Hunter Biden dhe e dashura e tij e re Hallie u lidhën ndërsa ndodheshin në të njëjtën “transhe” gjatë kohës kur Beau luftonte me sëmundjen, kanë zbuluar pjesëtarët e familjes.
Të dy, që u zbuluan në fillim të këtij muaji, përbënin një ekip kundër sëmunjdes së kancerit që i mori jetën Beau Bider, që ishte vëllai i Hunter dhe burri i Hallie’s husband, në Maj 2015, tha Rob Buccini për revistën” People”.
Hunter, 47 vjeç, ndodhet në mes të betejës së hidhur për divorcin me gruan e tij tashmë të larguar, Kathleen, që e ka akuzuar në dokumentet e divorcit se ka shpenzuar paratë për drogë dhe për dhurata për gra të tjera.
Por Buccini paraqet një pamje tjetër mbi Hunter, ai thotë se ai u rrit afër Hallie në kohën kur të di kishin nevojë për mbështetje.
Më 1 mars u mësua se Hunter Biden, djali i ish-zv.presidentit, ka pasur një marrëdhënie me Hallie Biden, e veja e Beau Biden, vëllait të Hunterit që ndërroi jetë nga tumori në tru në maj të vitit 2015. Joe Biden dha bekimin e tij për këtë marrëdhënie, edhe pse Hunter kishte qenë ndërkohë i martuar me bashkëshorten e tij Kathleen, me të cilën rezulton i ndarë, por që vetëm javën e kaluar dorëzuan dokumentet për divorc të përshpejtuar.
/Veritas.com.al/