Një 69-vjeçar, pronar i një magazine ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Robert Naslazi, 69 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim, shpallën në kërkim shtetasin Vasil Xheli, 35 vjeç, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe filluan procedimin penal për “Shpërdorim detyre” ndaj shtetasit Robert Renja, 58 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës pranë OSHEE Korçë).

Xheli kur ka konstatuar në afërsi të magazinës në pronësi të 69-vjeçarit dhe në përdorim nga ana e tij, shërbimet e Policisë që kishin shkuar për të ushtruar kontroll pas informacioneve të grumbulluara se kjo magazinë mund të ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe për t`i marrë deklaratë këtij shtetasi në lidhje me një ngjarje tjetër, 35-vjeçari i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj, me qëllim që të eliminonte provat materiale dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, forcat e Policisë konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

VERITAS.COM.AL