Zëvendës-kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, ka dhënë mendimin e tij pas asaj se BE-ja dëshiron ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ka thënë se Serbia ka forcuar ‘shpinën’ e vetë në raport me Kosovën.
“Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”, ka thënë kreu i FPÖ-së për gazetën e Beogradit “Politika”.
Më herët, gjatë ditës së sotme, ai gjithashtu ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa ka shtuar se presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën është rrugë e gabuar.
Idenë për negociata për ndarjen e Kosovës e kanë përkrahur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias. Në këtë pazar është përfshirë edhe lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ndërkohë, në Presidencë kanë thënë se në këtë fazë ideja e shkëmbimit të territoreve është spekulim.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e Zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache se, sipas tij- duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës.
Në mesin e debateve, Austria distancohet nga deklaratat e zëvendëskancelarit për Kosovën
Ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl është distancuar nga deklarata e zëvendës-kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili deklaroi sot se Kosova është pjesë e Serbisë.
Madje, Strache tha se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje ose autonomi, por që kjo do të kërkonte negociata të gjata, dhe se Kosova sipas tij në këtë çështje është e pamëshirshme.
Në një intervistë për mediumin Die Presse, Elisabeth Hechenleitner, zëdhënësja e kryediplomates Kneissl, ka kundërshtuar deklarimin e zëvendës-kancelarit austriak.
Ministria e Jashtme e Austrisë i ka quajtur të pamatura këto deklarime të Strach.
Veritas.com.al/