Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili caktoi një këshilltar të posaçëm për të hetuar ndërhyrjen ne zgjedhje te Rusise,i dorëzoi dorëheqjen e tij zyrtare të hënën Presidentit Trump,e cila do të hyjë në fuqi më 11 Maj.

“Ju jam mirënjohës për mundësinë për të shërbyer; për mirësjelljen dhe humorin që shpesh shfaqni në bisedat tona personale; dhe për qëllimet që keni vendosur në fjalimin tuaj inaugurues: patriotizmin, unitetin, sigurinë, arsimin dhe prosperitetin “, shkroi z. Rosenstein në letër.

Përmes letrës së tij, Rosenstein ka vene në dukje përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë në përmbushjen e agjendës së administratës Trump. Në mënyrë të veçantë, ai vuri në dukje: luften ndaj krimit të dhunshëm,luftimin e krizës se opioidit në vend, fuqizimin e aplikimit të emigracionit dhe mbështetjen permes zbatimit të ligjit vendor.

“Produktiviteti u rrit, dhe krimi ra”, citon Rosenstein.

Letra e dorëheqjes së Rosenstein nuk përmendte këshillin e posaçëm, por përqëndrohej në përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të shmangur partishmerine.

Rosenstein ka shkruar:

Konsideratat politike mund të influencojnë zgjedhjet e politikave, por principet neutrale duhet të udheheqin vendimet për rastet individuale. Ne zbatojmë ligjin pa frikë apo favor, sepse provat e besueshme nuk janë partiake, dhe e vërteta nuk përcaktohet nga sondazhet e opinionit. Ne injorojmë hutimet e shkurtera dhe përqëndrojme vëmendjen tonë në gjërat që kanë rëndësi, sepse një republikë që zgjat nuk është e qeverisur nga cikli i lajmeve.

Rosenstein gjithashtu vuri në dukje se “zgjedhjet e Amerikës janë më të sigurta dhe qytetarët tanë janë më të informuar” pas emërimit të këshilltarit special.

“Kombi ynë është më i sigurt, zgjedhjet tona janë më të sigurta dhe qytetarët tanë janë më mire të informuar mbi përpjekjet dhe skemat e fshehta të huaja për të kryer mashtrime, për të vjedhur pronësinë intelektuale dhe për të leshuar sulme kibernetike”, shtoi Rosenstein. “Ne gjithashtu ndoqëm ikjet e paligjshme, hetuam akuza te besueshme të sjelljes se keqe të vartësve dhe vendosëm mbikëqyrjen e Kongresit pa kompromentuar interesat e zbatimit të ligjit”.

Veritas.com.al/