
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
Takimi u njoftua përmes një postimi nga ambasada Amerikane në rrjetet sociale, ku Van Horn, vë theksin në integritetit të procesit në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.” thuhet në statusin e ambasadës amerikane.
Komente