Partia e re “Bindja Demokratike,” e cila vetëm pak ditë më parë u regjistrua si parti, në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pritet të jetë një nga subjektet kryesore opozitare.

Do të ketë kandidatë në të 61 bashkitë e republikës.

Ajo çfarë bie në sy: Në listat e BD zënë vend anëtarët e kryesisë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, që më në fund nuk mund të qëndronin në atë parti bojkoti e fjalësh boshe.

Mësohet se “Bindja…”, në Bashkinë e Durrësit do të konkurojë me ish deputetin dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar Igli Cara, i cili është bashkuar me projektin e ri të Astrit Patozit, duke shënuar rrjedhjen e një eksponenti të rëndësishëm të PD-së drejt Bindjes.

Ndërkohë për Bashkinë e Vlorës pritet që një ish anëtare e Kryesisë dhe Këshillit të PD-së të kandidojë në radhët e “Bindjes Demokratike”. Bëhet fjalë për Valbona Mezinin, e cila do të garojë përballë Dritan Lelit për të qenë në krye të qeverisjen vendore të Vlorës.

Veritas.com.al/

Igli Cara

VAlbona Mezini