
Socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet e parakohshme në 3 bashki, që mbetën pa kryetar për shkak se drejtuesit e tyre garuan në listën e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuar opsione të ndryshme mbi kandidaturat me të cilat do të paraqiten para qytetarëve.
Në një intervistë për A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi është i bindur që rezultati do të jetë në favor të të majtëve. “Bashkia e Matit, Beratit dhe Tepelenës, pa dyshim janë në planet organizative të PS. Shkojmë për t’i fituar të treja”, thotë Klosi.
Mazhoranca nuk po nxiton për të zgjedhur kryetarin e ri të Matit, Tepelenës dhe Beratit, edhe pse këto tre bashki kanë që nga 11 marsi pa drejtues. “Besoj se periudha e përcaktuar në kod, pra vjeshta e këtij viti, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.
Për Tiranën ende nuk ka një vendim nga mazhoranca, pasi, sipas burimeve, po priten proceset e gjyqësorit. Socialistët në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit nuk e kanë marrë në shqyrtim kërkesën e demokratëve për të marrë vendim për mungesën prej më shumë se 4 muajsh të Veliajt
Komente