Të dy kandidatët, duke shpresuar secili se do të jetë president i ardhshëm i Francës, po bëjnë sulmet finale për votat në ditët e fundit të fushatës para të Dielës së votimit.
Centristi Emmanuel Macron – i cili ka një epërsi të dukshme sipas opinioneve në sondazhe- sot po viziton qytetin jugor të Rodez.
Rivalja nga Fronti Nacional (FN), Marine Le Pen, takoi përfaqësues të sindikatave sot në mëngjes.
Ndërkohë zoti Macron ka ngritur një padi mbi akuzën e bërë se ai ka llogari bankare sekrete off-shore në ishujt Karaibe.
Ai e ka mohuar akuzën, e cila u përmend nga zonja Le Pen në debatin televiziv të Mërkurën në mbrëmje.
/Veritas.com.al/