(FOTO: Moment votimesh në DIXVILLE NOTCH)

Ishte shumë i ngushtë rezultati, por kandidatja Demokrate prevaloi në votimet e mesnatës në Dixville Notch, New Hampshire, raporton Breitbart News.

Këtu ka ndodhur që vetëm tetë votues ta kenë bërë ndryshimin në Ditën e Zgjedhjeve. Shumë reporterë po prisnin që Clinton të shënonte hap përpara, megjithëse në rezultat të ngushtë.

Demokratët morën katër vota. Republikani Donald Trump mori dy. Libertarianët e  Gary Johnson morën një votë.

Votuesit e Dixville Notch në mënyrë korrekte “folën” si  në zgjedhjet e viteve 2000, 2004 dhe 2008.

Herën e fundit ndodhi që votuan për Romney në vend që të votonin për President Barack Obama.

/Veritas.com.al/