Natën e kaluar, ‘LaLibre.be’ zbuloi shifrat e sondazheve të fundit që orientojnë këkresat e kandidatëve më të spiktaur, sipas institutit të mirënjohur të sondazheve, pas sulmit që ndodhi në Champs-Elysees. Sipas ligjit të zgjedhjeve në Francë dhe me qëllim që të mbrojmë burimet tona, nuk mund të zbulojmë detajet teknike të investigimit. Mbani mend, gjithashtu, se sondazhi është një ‘foto’ e opinionit e bërë në kohë. Kjo do të thotë se trendi duket se është i ndikuar nga rreziku i terrorizmit, më i fundit akt shënohet ditët e fuundit para votimit.

Votat mbeten në një margin të ngushtë dhe janë akoma të pasigurta për shkak të vetë rrezikut të terrorit.

Marine Le Pen mund të jetë duke kryesuar me 26%. François Fillon mund të jetë duka kaluar lehtë Emmanuel Macron me 22%, kundrejt 21% për ish- ministrin e Ekonomisë së François Hollande. Të dy kandidatët e fundit mbeten, sidoqoftë, brenda marzhit të gabimit, siç edhe janë publikuar sondazhet e kësaj jave.

/Veritas.com.al/