Kandidate për Presidente e Francës, Marine Le Pen ka thënë se do ta bëjë kryeministër rivalin e saj të mundur në raundin e parë, në qoftë se fiton.

Zonja Le Pen, e të djathtës ekstreme Fronti Nacional, ka zgjedhur Nicolas Dupont-Aignan, e nacionalistëve tradicional të “Franca më këmbë ” si një aleat për të mbledhur votat e tij.

Mr Dupont-Aignan ka mbështetur zonjën Le Pen për raundin e dytë.

Zonja Le Pen ndodhet përballë centristit Emmanuel Macron në raundin e dytë, i cili është raundi vendimtar për votimet presidenciale në Francë. Ky raund mbahet me 7 Maj.

Zoti Dupont-Aignan,i cili fitoi 4.7% në raundin e parë, qëndron në platformën e largimit nga euro dhe të Bashkimi Europian, në zgjedhjen e administratorëve të standardeve të larta dhe luftën kundër terrorizmit xhihadist. Ai tha se është koha të ndalojmë ta trajtojmë zonjën Le Pen si të paprekshme.

Dupont- Aignant i përket krahut të djathtë politik në Francë. Ai është themelues i Partisë pro- Goliste ‘Debout la France’ (DLF) në Nëntor 2008. Ka qenë kryetar Bashkie në dy qytete të Francës. Ka kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, 2012 dhe 2017.

/Veritas.com.al/