Partia centriste e Presidentit Francez, Emmanuel Macron duket në korsinë e një fitoreje të madhe në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Ndërsa qendrat e votimit janë mbyllur, projeksionet tregojnë se ‘La Republique en Marche’ mund të fitojë më shumë se 400 vende nga 577 vendet që ka Asambleja Kombëtare.

Partia e zotit Macron nuk kishte veçse një vit që ishte krijuar dhe shumica e kandidatëve të saj kanë pak eksperiencë, ose aspak eksperiencë në politike.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të Dielën e ardhshme.

Dy organizata të polleve i japin LREM mbi 30% në raundin e parë.

Por pjesëmarrja në votime ishte e ulët, rreth 49%, të cilën analistët e quajnë një refleskion mbi tërheqjen e disa oponentëve të zotit Macron.

Veritas.com.al/