Gazetarët akuzohen për njëanshmëri. Gjykatësit thonë se urdhërohen nga presidenti. Vendi është në gjendje “afër luftës civile”- shkruan sot AFP.
Kjo nuk është vetëm një fushatë më e hidhët se ajo e Amerikës në vitin 2016, por është Franca në vitin 2017.
Komentet më të fundit nga konservatori Francois Fillon, i cili i akuzoi qeverinë socialiste të shtunën për dështimin që të siguronin siguri për kandidatët, nënvizoi se fushata e Francës po merr tonë të shëmtuar.
“Unë solemnisht akuzoj kryeministrin dhe qeverinë për dështim në krijimin kushteve për një ushtrim paqësor të demokracisë”, tha Fillon të shtunën pasdite.
“Ata mbajnë përgjegjësi të lartë që lejuan këtë klimë e cila i është afruar luftës civile në vend”, shtoi ai.
Fillon iu referua përplasjeve në qytetin perëndimor të Nantes në fundjavë gjatë një demonstrimi kundër lideres së krahut të djathtë Marine Le Pen e cila degradoi kur anarkistët dhe vandalët sulmuan policinë dhe pronat.
Shtatë oficerë u plagosën, duke përfshirë njërin me thyerje kockash, dhe dritaret e dyqaneve u thyen.
Fillon, ish garues i linjës së parë, i cili u thye për shkak të një hetimi për korrupsion, gjithashtu tha se fushata po përçahet “çdo ditë” nga aktivistët majtistë ekstrem.
Të dy, Fillon dhe Le Pen kanë kundërshtuar hetimin e përdorimit të pagesave në Parlament, si akuza “fake” dhe që janë influencuar nga presidenti socialist në ikje, Francois Hollande.
Fillon e ka përshkruar padinë e bërë ndaj tij në Janar si një “grusht shteti institucional” dhe ka akuzuar gazetarët se kanë kryer “ “linçim” dhe “vrasje”.
Që të dy mohuan se kanë bërë ndonjë gjë të gabuar ndaj pavarësisë dhe neutralitetit të sistemit të drejtësisë, teksa po iu afrohen zgjedhjeve me dy raunde, 23 prill dhe 7 Maj.
/Veirtas.com.al/