(Kryeministri Michael Kretschmer, CDU)
Koment/Partitë CDU dhe SPD, sipas prognozave të para, mbeten partitë kryesuese në renditje, por kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhjet e landeve në Brandenburg dhe Saksoni,
Në Saksoni, partia qeverisëse, CDU del fituese në zgjedhjet e landit, duke marrë sipas llogaritjeve të para 32,5% të votave, por ka pësuar humbje të ndjeshme një rënie prej më shumë se 7 pikësh. E dyta renditet partia populiste e djathtë, AfD me 27,8% të votave. E Majta fiton 10,6% të votave, Të Gjelbrit 8,2%, kurse socialdemokratët bien në vlerën më të ulët historikisht duke marrë vetëm 7,8% të votave.
Kurse në Brandenburg, SPD del me 26,2% të votave partia kryesore, por me humbje të ndjeshme, kurse partia AfD dyfishon rezultatin duke marrë 23,5%. CDU ka rezultate jo të mirë në Brandenburg, duke marrë 15,7% të votave, një rënie prej më shumë se 7 pikësh. Partia liberale FDP qëndron nën 5%, e nuk do të përfaqësohet sërish në parlamentet e dy landeve .
Me gjasë të dy kryeministrat, si ai i Saksonisë, Michael Kretschmer, CDU dhe ai socialdemokrat në Brandenburg, Dietmar Woidke do të vazhdojnë të qeverisin, por si koalicioni i Kretschmerit, ashtu edhe qeveria e Woidkes me të Majtët nuk krijojnë dot më shumicën. Që të dy politikanët kanë nevojë për koalicione trepartiake për të qeverisur. Një koalicion me AfD e kanë përjashtuar kategorikish të dy kryeministrat e landeve/dpa, FFP/
Veritas.com.al.