(FOTO: Shefi i Lega-s,  Matteo Salvini dhe lideri i ‘Pesw Yje’  Luigi Di Maio- të dy duan të qeverisin Italinë)/ 

Liderët e dy partive anti-establishment, secila prej tyre thonë se kanë të drejtën për të formuar qeverinë e Italisë, pasi vendi i katërt më i zhvilluar ekonomikisht në BE nuk mundi të krijojë maxhorancë absolute me një parti të vetme.

Lëvizja populiste euroskeptike  “5 Yjet” është partia më e madhe si parti e vetme që ka vendin e parë.

Por Lega, partia anti- emigracion, gjithashtu thitë se është e mbështetur për të qeverisur vendin si pjesë e aleancës së qendrës së djathtë.

Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata dhe ndërtim koalicionesh.

Ish kryeministri Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen nga lidershipi i Partisë Demokratike, e cila performoi shumë ulët në zgjedhje, duke marrë vetëm 20% të votave

Ai tha se Partia mund të mos i bashkohet koalicionit me “forcat anti- sistem” dhe se do të shkojë në opozitë.

Një aleancë mes të djathtës ekstreme Lega dhe partisë së ish kryeministrit Berluskoni ‘Forza Italia’ mund të fitojë shumicën e vendeve në Dhomën e Ulët të parlamentit, por Lega ka kërkuar partneritet kryesor.

Të dyja së bashku, Lega e Matteo Salvinit, me 44 vjeç, dhe ‘5 Yjet’ me lider Luigi Di Maio, 31vjeç, të hënën kanë folur mbi të drejtën e tyre për të qeverisur vendin.

Pavarësisht nga rezultati i votimeve, ‘Pesë Yjet” ka deklaruar se është e hapur për koalicion me partitë e tjera.

Veritas.com.al/