Tiranë- “Shqipëria, vend i barabartë me ato të BE”, kështu u shpreh Xhemal Qefalia gjatë një intervistë të zhvilluar në “News Line” në ABC News, duke shtuar se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shqiptarët duhet të votojnë për pasaportë europiane.

Qefalia komentoi edhe situatën dhe pritshmëritë për Tiranën, duke thënë se pret që të marrin 22 mandate. Sa i përket kundërshtarëve politike, ai theksoi se PS nuk ka kundërshtarë dhe se nuk ka aspak konkurrencë me PD, por misioni kryesor i mazhorancës është “pasaporta europiane”.

“Unë vij direkt nga fushata dhe më besoni që kontakti me qytetarët është një ambicie për të punuar më shumë, pasi  është shumë vlerësues. Me shumë rëndësi është pasaporta e BE dhe besoj që qytetarët do të dinë të votojnë sërish sepse duke votuar PS do të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. misioni i kësaj mazhorance ka qenë ambicioz. Kryeministri Rama ka pasur përfaqësimin më dinjitoz në kancelaritë europiane dhe e ka bërë tashmë Shqipërinë tashmë jo një vend të vogël siç edhe shikohej e syrin e indiferecës. Ambicia e kësaj mazhorancë është se jemi në momentin që ta çojmë Shqipërinë me të gjitha sferat dhe disiplinat drejt rrugës së BE. Ne besojmë se Tirana do të diskutojë 21-22 mandate,. Me qëllim që të jetë një fitore e madhe. Për të qenë realist besoj që 22 mandate për PS janë të realizueshme. Dhe të mos keqkuptohemi, ne nuk kemi konkurrencë. Ne punojmë si skuadër dhe sfidën e kemi me ambiciet që ne kemi për ta çuar në BE. Kolegët e PD janë një pjesë që kanë garantuar vendet e tyre në listë të sigurt dhe nuk shohim asgjë veçse flluska”, tha ai.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *