Nga: Astrit Patozi
E përshëndetëm sinqerisht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pas një bllokimi absurd disavjeçar, i cili në të gjitha rastet ka qenë politik.
Dhe fill pasi ajo u bë funksionale ne e nderuam më shumë kur dorëzuam kërkesën për të mbrojtur zgjedhjet nga listat e mbyllura të PS, PD, LSI, sepse ato bien ndesh me Kushtetutën. Vërtetë i miratoi Edi Rama në mënyrë të njëanshme në parlament, por edhe Luli dhe Mona nuk u ndien, ngaqë u erdhi mbarë.
Tani, me gjithë respektin që kemi për çështjet e tjera, ne mendojmë se këtu nuk ka shumë vlerë radha, por rëndësia dhe nguti i kërkesës sonë.
Ndaj edhe e ftojmë Gjykatën Kushtetuese ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar hapjen e listave përpara 25 prillit.
Jo vetëm do të mbronte kushtetutën nga një djallëzi e qartë politike, por do të na kursente edhe këto shfaqjet e shëmtuara në oborret e partive të vjetra për një vend të sigurt në listë. Ka ende edhe pak ditë kohë.
VERITAS.COM.AL