Audienca televizive në debatin final të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, mes Demokrates Hillary Clinton dhe Republikanit Donald Trump, ishte shumë më e gjerë se në debatin  dytë televiziv, por më poshtë se në Debatin e  Parë. Të dhënat dalin nga përllogaritjet e para të cituara nga mediat në SHBA ditën e Enjte.

Vlerësimet paraprake te  Nielsen mbi debatin e të Mërkurës, shkojnë diku te 39.7 për qind gjatë natës kur ndiqnin debatin në shtëpi në qytetet më të mëdha amerikane. Ndërsa në debatin  parë Clinton-Trump  që u zhvillua në Shtator, mori mbi 46.2 për qind të familjeve që e ndiqnin nga shtëpia. Kjo u përkthye në 84 milionë audienca totale televizive.

Shifrat finale në gjithë rrjetin e Shteteve të Bashkuara që transmetuan debatin Live do të publikohen sonte, e Enjte, në mbrëmje.

/Veritas.com.al/