Me 83 vota pro, parlamenti zgjedh Armela Krasniqin kryetare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Pas akuzave të mbërritura nga opozita se qeveria Rama po tenton që të kap AMA-n, Delegacioni i BE-së në Tiranë, ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të ri të mos bëhet në seancën e sotme parlamentare, por në shtator me Kuvendin e ri. Edhe pas këtyre kërkesave Kuvendi vijoi pa ndryshime me rendin e ditës dhe zgjodhi kreun e ri të AMA-s. Armela Krasniqi mori votën e 83 deputetëve kundrejt 9 të kandidates tjetër Alketa Dibra.

VERITAS.COM.AL