Gjatë kongresit të 12-të të UEFA-s është zgjedhur Aleksander Ceferin (kreu i Federatës Sllovene) i cili do të zëvendësojë Michel Platini, i cili tetorin e vitit të kaluar u përjashtua nga aktivitetet në krye të UEFA.
Në kongresin e mbajtur në Athinë, Ceferin mori 42 vota ose e thënë ndryshe 29 vota më shumë se konkurrenti tjetër holandezi, Michael van Praag.
Ceferin do të vazhdojë pjesën e mbetur të mandatit të Platinisë, deri në vitin 2019.