Poeti i famshëm Filip Shiroka kur i këndoi perëndimit në Shkodër: “Zhduket Buna nën një kodër, zhduket Shkodra nën një mal” nuk mund ta mendonte se një ditë si sot Shkodra do të zhdukej nën ujërat e liqeneve të bëra nga dora e njeriut.

Tani në Shkodër ka toka të përmbytura dhe disa ushtarë që po përpiqen kundër ujërave

Ministria e Mbrojtjes  ka ‘pushtuar’ Shkodrën e përmbytur. Ajo thotë se rreth 2535 hektarë tokë janë në ujë. Po kështu njofton se 155 banesa janë të rrethuara nga uji në qarkun e Shkodrës.

Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve, por për këtë arsye mund të plasin epidemi të rënda.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Në Dajç  janë rreth 790 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm.

Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, janë të izoluara 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.

Në Ana e Malit janë rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha),  niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone. Ushtria raporton disa të dhëna që do të dukeshn qesharake: “Për lëvizjen e banorëve të këtij fshati nevojiten 61 palë çizme të gjata”, thotë ushtria.

“Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës” raporton Ministria e Mbrojtjes.

Në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

… Shkodra nuk duket më ‘nën një mal’.

Veritas.com.al/

Përmbytjet/ Mbi 2400 ha nën ujë, ja çfarë kërkohet nga Qeveria…