(Senatori Harry Reid)
Ka shkelur apo ka zbatuar ligjin, Drejtori i FBI, James Comey? Ka motive politike apo ka motive ligjore? Pse nuk e bëri më parë e pse e zbuloi tani kompjuterin e fshehtë të çiftit “Huma”? Thjesht po bën punën e tij apo po bën punën e tjetrit? Pse e bëri veç pak ditë para zgjedhjeve të 8 Nëntorit, e nuk e bëri më vonë?…Vetëm pyetje dhe akuza fshihen në zhurmën që po bëhet ndaj shefit të FBI pasi rihapi hetimet mbi paligjshmërinë e emaileve të Clinton si sekretare shteti.
Të gjithë viojnë nga kampi i Demokratëve që mbështesin kandidaten Hillary Clinton.
Richard Painter, shef i Etikës në Shtëpinë e Bardhë, që ka shërbyer nën presidencën Clinton, të Bush dhe tani nën demokratët e tjerë, Obama, ditën e Shtunë ka akuzuar zotin Comey për shkelje të Aktit Hatch të vitit 1939, duke i shkruar Kongresit se shumë emaile të tjera të Clinton mund të kontrollohen.
Të Dielën, lideri Demokrat Harry Reid e akuzoi zotin Comey për veprime “partizane” që mund të thyejnë ligjin.
Akti Hatch, i vitit 1939, që përmendet në mbrojtje të anës së Clinton, i ndalon punonjësit qeveritarë që të marrin pjesë në aktivitetet e parive politike.
Stephen Vladeck, një profesor në Universitetit të Texas “School of Laë” tha “ Do të ishte surprizë për mua në se kjo që po ndodh do të përbënte ndonjë gjë të rëndësishme, po kështu do të ishte surprizë nëse tentativa e Comey si drejtor i FBI të mos jetë e shkurtër”
“Edhe nëse ai nuk shkeli Aktin Hatch, të paktën ka prekur shpirtin e këtij akti”, tha profesori.
Kudo është ngritur zhurmë e madhe rreth rihapjes së hetimit. Por kudo ndjehet angazhimi i Demokratëve në përkrahje të Clinton, pavarësisht nëse emailet kanë prekur substancën shtetërore, ose jo.
/Veritas.com.al/