( Franco ishte varrosur në krah të dhjetëra mijëra viktimave të Luftës Civile)/.

Gjykata Supreme e Spanjës ka urdhëruar që eshtrat e diktatorit Francisco Franco duhet të zhvarrosen.

Ajo mbështeti planin e qeverisë Socialiste për të zhvendosur eshtart e tij nga muzoleumi shtetëror në një vend më pak të kundërshtueshëm.

Një apel i bërë nga familja e Franco-s kundër zhvarrimit dhe propozimi për një vend tjetër varrimi, është hedhur poshtë.

Çështja ka përçarë opinionin në Spanjë, vend i cili mbahet ende me fantazma të periudhës së Franco-s. Ai fitoi Luftën Civile në vitin 1930 dhe qeverisi Spanjën deri në vitin 1975.

Në një vendim të marrë në mënyrë unanime, gjykata tha se ka vendosur që ‘të hedhë poshtë plotësisht apelin e familjes në lidhje me zhvarrimin e Francisco Francos”.

Veritas.com.al/